Guvernatori i BQK-së: Përkundër pandemisë, Kosova tregoi stabilitet financiar

Ekonomi

Guvernatori i BQK-së: Përkundër pandemisë, Kosova tregoi stabilitet financiar

Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:20
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë që ka goditur shumë sektorë, Kosova ka treguar se ka qëndrueshmëri financiare.

Mehmeti në edicionin qëndror të lajmeve të RTK-së, tha se sektorët financiar në vend kanë pasur trend pozitiv dhe kjo është arritur falë një menaxhimi të mirë.

Ai bëri me dije se ka diskutime që të gjendet një zgjidhje e përhershme për problemin me Kartonin e Gjelbër.

Guvernator, tash një vit po përballemi me pandeminë, sa ka arritur Kosova të  ketë qëndrueshmëri financiare?

Mehmeti: Përkundër zhvillimeve jo të favorshme ekonomike të shkaktuara nga pandemia, sistemi financiar në Kosovë vazhdon të ketë qëndrueshmëri të lartë në të gjitha segmentet e saj. Nëse e shohim sektorin bankar si  komponent kryesor të sektorit financiar karakterizohet me kapitalizim të lartë, ku mjaftueshmëria e kapitalit është mbi minimumin e kërkuar rregullativ, poashtu është likuid dhe raporti i likuiditetit shënon 39.8%, që është larg mbi minimumin e kërkuar rregullativ dhe gjithashtu ka një cilësi të mirë, ku kreditë e kqija shënojnë 2.7% të cilat janë mirë të provizionuara. Në cilësinë e portfolës kreditore kontribut të rëndësishëm kanë dhënë gjithashtu edhe masat që janë ndërmarrë nga Banka Qëndrore, por edhe nga bankat komerciale në adresë të huamarrësve, të cilat i janë ekspozuar rrezikut. Gjithashtu zhvillime pozitive kemi edhe në sektorët e tjerë financiar përfshirë Fondin Pensional të Kosovës, i cili përkundër që në fillim të vitit 2020 pat kthim negativ, gjatë vitit është rikuperuar dhe më pastaj arriti të ketë një kthim pozitiv. Zhvillime pozitive kemi edhe në sektorin e sigurimeve, që është një sektor që është përcjellë me probleme ndër vite por megjithatë në vitin që shkoi arriti që të ketë një performancë pozitive. Gjithashtu është punuar shumë në adresimin e një cështje, që është e kahmotshme me të cilën jane duke u ballafaqur bashkëatdhetarët tanë që ka të bëjë me Kartonin e Gjlerbërt, dhe jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të gjejmë një modalitet për zgjidhjen e këtij problemi. Këtu kemi një problem politik që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por jemi duke u munduar që të gjejmë një vend mik i cili do të bëjë shitjen e Kartonit të Gjerbërt që e mbulon territorin e Kosovës dhe të bëjmë një zgjidhje të përhershme për bashkatdhetarët tanë që vijnë por edhe për ata që dalin nga Kosova.

Cilat ishin hapat që morët si BQK, për të tejkaluar sa më lehtë problemin e pandemisë, e cila ka ndikuar negativisht shumë, në sektorin e ekonomisë?

Mehmeti: Banka Qendrore që nga fillimi i pandemisë, nga marsi ka qenë shumë proaktiv në marrjen e masave, krejt kjo është bërë me qëllim të ruhet likuiditeti edhe i bizneseve edhe i individëve, fillimisht duke e hequr ose bërë shtyerjen e pagesës së këstit të kredive dhe më pastaj duke e bërë rikontruktimin e kredive dhe tash së fundmi kemi marrë edhe një udhëzim, që ka të bëjë me rikontruktimin e kredive. Krejt kjo ka bërë që me qëllim të  shpërndahet barra e kredimarrësve në një periudhë më të gjatë kohore. BQK do të jetë proaktiv në marrjen e veprimeve me qëllim që të ndihmojë rikuperimin e ekonomisë  së vendit dhe gjithashtu duke e ruajtur stabilitetin financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat