Sindikata e Doganës: Qeveria po na diskriminon, duam shtesat në të kundërtën marrim veprime sindikale

Ekonomi

Sindikata e Doganës: Qeveria po na diskriminon, duam shtesat në të kundërtën marrim veprime sindikale

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:32
Dogana e Kosovës

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) thonë se vendimet e Qeverisë në detyrë kanë qenë diskriminues dhe se janë përjashtuar nga pagesa shtesë për punën e bërë në kohën e pandemisë COVID-19.

Nëpërmjet një komunikate për media, SPDK ka kërkuar nga Ministria e Financave që të ndaloj diskriminimin ndaj punonjësve të Doganës së Kosovës, në të kundërtën paralajmërohen veprime të tjera sindikale.

“Andaj mbi bazën e kësaj SPDK (Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës), kërkon nga Ministria e Financave që të ndaloj diskriminimin ndaj punonjësve të Doganës së Kosovës dhe në vendimet e ardhshme të kthej punonjësit e Doganës ashtu siç ka qenë e paraparë në vendimin e fillim vitit të kaluar, në të kundërtën sindikatës së Doganës po u imponohet ndërmarrja e veprime tjera sindikale”, thuhet në komunikatën e SPDK.

Tutje në komunikatë thuhet se “Duke marrë parasysh specifikat e punës dhe rrezikun potencial për infektimi me Covid 19, ju bëjmë me dije se në vendimet e Qeverisë në detyrë, punëtoret e Doganës kanë qenë të diskriminuar dhe të përjashtuar nga pagesa shtesë për punë në kushte pandemie, edhe pse në vendimin e fillim vitit të kaluar zyrtarët doganor kanë qenë të përfshirë dhe jo të diskriminuar në raport me institucionet tjera të sigurisë dhe të cilat janë kategorizuar si institucione të ekspozuara drejtpërdrejt nga infektimi me virusin Covid 19”.

Veç tjerash thonë se me anashkalimin e zyrtarin doganor po diskriminohet edhe puna dhe rreziku që zyrtarët doganor po përballën në baza ditore.

“SPDK dhe stafi i Doganës së Kosovës janë plotësisht të vetëdijshëm se puna, përveç në kushte normale është obligim njerëzorë dhe ligjor që edhe në kushte të jashtëzakonshme të punohet dhe në rrethana të rënduara siç është situata me pandeminë në nivel botërorë. Edhe përkundër rrezikut, punës pa sigurim shëndetësor dhe jetësor, oficerët doganor po punojnë në kushte të jashtëzakonshme vetëm e vetëm që t’i shërbejnë qytetarëve të Republikës se Kosovës. Sa për njoftim, Dogana e Kosovës ka kaluar nëpër një situatë mjaftë të rënduar dhe pikëlluese, ku si rezultat i infektimit me covid 19 kanë humbur jetën dy kolegë dhe mbi 70 % e stafit kanë qenë të infektuar apo kanë kaluar nëpër fazën e vetë izolimit. Andaj SPDK konsideron se Qeveria në detyrë po e anashkalon dhe po e diskriminon jo zyrtarin doganor i cili është përgjegjës për grumbullimin e të hyrave për buxhetin e shtetit, por po e diskriminon dhe e neglizhon punën dhe rrezikun që zyrtarët doganor përballën në baza ditore”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat