BKQ-ja thotë se ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbyllje totale

Ekonomi

BKQ-ja thotë se ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbyllje totale

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:27
BKQ-ja thotë se ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbyllje totale

Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës, Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, tha se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, BKQ-ja ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit.

“Në rast se paraqitet nevoja për mbyllje kemi identifikuar nevojat dhe masat do të jenë sipas nevojave që do na paraqitet. Bankat vazhdojnë të ken likuditet të mjaftueshëm. Ne kemi sektor stabil që ka kapacitete për ta suportuar ekonominë në vend”, tha Mehmeti.

Tutje, guvernatori i BQK-së ka thënë se ka mirëpritur në takim shoqatën e bizneseve ku kanë krijuar partneritet.

“BKQ së bashku me përfaqësuestë bizneseve identifikuan me kohë nevojat sa i përket vështirësive që kanë pësuar nga pandemia bizneset. Sidoqoftë vështirësitë nga pamdemia ende vazhdojnë në ekonominë tonë. Ne jemi mbledhur për të diskutuar lidhur me sfidat që janë duke u ballafaquar bizneset”, tha Mehmeti.

Rinor Gjobalaj, nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, ka arritur t’i ndihmojë bizneset gjatë periudhës së pandemisë.

“Fatmirësisht kemi arritur që të krijojmë dritare që të mundemi t’i ndihmojmë bizneset, siç janë dritaret për biznese që merret për prodhim e tregti. Këto dritare do të rrisin kreditimin për dritare të vogla dhe të mesme”, tha Gjonbalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat