Kurtishaj: Problemet politike ndikuan negativisht në aspektin ekonomik

Ekonomi

Kurtishaj: Problemet politike ndikuan negativisht në aspektin ekonomik

Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:51
Ruzhdi Kurtishaj

Institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të zhvillohet sektorin privat.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, vlerësoi se problemet politike kanë ndikuar negativisht në aspektin ekonomik në Kosovë.

Kurtishaj, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike, tha se duhet punuar që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e turuzmit.

"Jemi në terr ekonomik dhe për duhet të marrim masa", tha ai në emisionin "Subvencion" në RTK.

Ai tha se sektori i transportit në Kosovë është lënë anash dhe pa mbështetje.

"Duhet të punojmë, të rrisim numrin e turistëve, ne duhet veçanarisht të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë", tha Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat