​Paragon: Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllë në pandemi

Ekonomi

​Paragon: Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllë në pandemi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 10:58
Pamje nga takimi

Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës.

Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për hulumtime sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmërinë.

Fisnik Dukolli nga Instituti “Paragon” theksoi se në periudhën e pandemisë tash e një vit, ka pësuar cilësia në arsim, dhe tërë zinxhir ekonomik, me mbyllje të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës.

Ai tha se ndër sektorët më të prekur mbetet sektori i gastronomisë.

Florian Aliu gjatë prezantimit të hulumtimit të këtij Instituti theksoi se pandemia në tregun e punës ka ndikuar që të humbin vendet e punës 50 mijë punëtorë, ndërsa po ashtu në këtë periudhë 10 mijë biznese janë mbyllur.

Sipas Aliut edhe 150 mijë punëtor ende kanë vështirësi në paga.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomisë së Kosovës, i cili tha se 64 përqind është rënia e të hyrave në gastronomi ose siç tha ai 20 milionë rënie të të hyrave në sektorin e gastronomisë.

Ai tha se 11 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës në gastronomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat