​Kurtishaj: Jemi mashtruar nga Qeveria në detyrë për subvencionimin e transportuesve

Ekonomi

​Kurtishaj: Jemi mashtruar nga Qeveria në detyrë për subvencionimin e transportuesve

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve po mban mbledhjen e saj për të diskutuar për moszbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj fillimisht tha se Qeveria në detyrë ka anashkaluar shoqatë për mos përkrahje në kohë pandemie.

“Jemi sektori më i dëmtuar, por për fat të keq ky dialog me Qeverinë po mbetet vetëm nën hije. Sektori ynë mbetet një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Ndonëse u mashtruam nga qeveria në detyrë, që kemi hasur në kundërshtim të mbajtjes së premtimit të dhënë më 24 janar për ndarjen e fondeve të këtij sektori në formë subvencionimi”, tha Kurtishaj.

Me kërkesë të kryetarit të kësaj shoqate takimi vazhdon të mbahet pa praninë e mediave.

Kurtishaj tha se pas mbledhjes do të ketë një konferencë për media dhe siç tha ai do të bëhen publike vendimet nëse do të mbahet protesta ose greva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat