Ndryshimi i vendimit për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga BRE rezulton me zbritje në faturën e energjisë elektrike vetëm edhe për muajin Mars

Ekonomi

Ndryshimi i vendimit për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga BRE rezulton me zbritje në faturën e energjisë elektrike vetëm edhe për muajin Mars

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:32

Ndryshimi i vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të ndikojë edhe në faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve. 

Me vendimin paraprak, tashmë të shfuqizuar, qeveria kishte ndarë një shumë prej rreth 16 milionë euro, të cilat do tu jepeshin prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtërishme përmes KOSTT-it.  Kjo nënkuptonte që shuma që do e përfitonin këta prodhues, do t’iu zbritej konsumatorëve. 

Vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës (nr. 03/64 i datës 12 Shkurt 2021) ka përgjysmuar shumën e paraparë për t’u ndarë tek këta prodhues, nga 16 milionë në 8 milionë. Me përgjysmimin e buxhetit për subvencionim të prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, sipas amandamentit të marrëveshjes së nënshkruar nga palët do të shkurtohet edhe periudha përfituese e zbritjes në fatura, e cila do të përfundon me faturimin e muajit mars 2021 dhe nuk do të aplikohet për muajt vijues. 

KESCO njofton konsumatorët që konform marrëveshjes paraprake, konsumatorët tashmë kanë përfituar nga zbritja në faturat e energjisë për periudhën Janar-Shkurt, ndërkaq për muajin Mars sipas vendimit dhe marreveshjes se re do të zbatohet zbritja prej 3.802 euro/MWh. 

 Amendamenti i marrëveshjes i nënshkruar ndërmjet palëve zbatuese të Ligjit: Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ZRRE, KOSTT dhe KESCO do të zbatohet në faturat e muajit Mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat