​Gratë kërkojnë nga institucionet përkrahje më të madhe për bizneset e tyre

Ekonomi

​Gratë kërkojnë nga institucionet përkrahje më të madhe për bizneset e tyre

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:48
foto nga vendi ngjarjes

Në një tryezë të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës lidhur me “Fuqizimi e grave në ndërmarrësi”, u tha se gjatë kohës së pandemisë bizneset që udhëhiqen nga gratë nuk janë përkrahur fare nga Qeveria e Kosovës. Nga ky diskutim u kërkua përkrahje më e madhe për bizneset e grave, pasi siç thanë gratë pjesëmarrëse, pandemia më së shumti i kanë dëmtuar bizneset e tyre.

Pronaret e shumë bizneseve pjesëmarrëse kërkuan lehtësira në tatime e fatura me qëllim të mbijetojnë si biznese.

Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se qëllimi i kësaj tryeze është përmirësimi i të klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Krasniqi i ka përmendur disa nga barrierat që po e pengojnë të bërit biznes për gratë.

Si barrierën më të madhe e konsideroi Ligjin për Pushim të Lehonisë, për çka tha se si OAK kanë kërkuar që ato paga të financohen nga Qeveria e Kosovës e jo nga bizneset, pasi janë barrë e dyfishtë për bizneset.

“Ne duhet së bashku që të jemi shumë më aktiv që të rrisim presionin ndaj institucioneve të vendit siç është BQK e cila është shumë mbrapa kërkesave të bizneseve, dhe Qeverisë së Kosovës në mënyrë që të kemi oferta shumë më të mira për të bërë biznes. Ne si OAK tash e sa kohë kemi ngritur si çështje diskutimi gjatë takimeve ndërinstucionale për barrierat që iu janë shkaktuar grave dhe po penalizojnë gratë gjatë rrugës për karrierë, punësim dhe krijim të familjes. Një nga barrierat e mëdha padyshim është ligji për pushimin e lehonisë e për të cilin OAK për një kohë të gjatë ka bërë trysni që ky ligj të ndryshohet. Ne kemi kërkuar që barrën për mbulimin e shpenzimeve kur lehona është në pushim të kalojë në përgjegjësinë e shtetit e jo të bizneset. Një gjë e tillë aplikohet në të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës”, tha ai.

Pjesëmarrëse në këtë tryezë ishte edhe pronarja e Akademisë “Evulucion”, Enkeledia Shatri që tha se Qeveria e Kosovës nuk i ka ndihmuar aspak bizneset që udhëhiqen nga gratë dhe të cilat më shumë cilësohen vetëm luks.

Ajo kërkoi nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime për të bërë një data-bazë apo për të nxjerr një informacion në radhë të parë për vetën e tyre se çfarë dëmi i është bërë bizneset në Kosovës.

Shatri duke iu referuar propozimeve të OAK-ut për ndihmuar karshi bizneseve kërkoi që të ofrohen propozime qe prekin direkt bizneset qe udhëhiqen nga gratë.

Edhe aktorja Teuta Krasniqi e cila udhëheqë disa biznese në Kosovë, tha se sfidat për tejkalimin e pandemisë kanë qenë mjaftë të mëdha dhe janë detyruar të zvogëlojnë stafin që kanë qenë gra, pasi nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Edhe dizenjatorja, Shema Sahiti i shpalosi disa nga vështirësitë me të cilat u ballafaqua për t’i mbijetuar pandemisë si biznes.

Krahas bizneseve më afatgjate, sfidat i paraqiten edhe pronaret të bizneseve fillestare.

Genta Veliqi tha se biznese i saj i cili është hapur një vit para përhapjes së pandemisë, u ballafaqua me probleme nga më të ndryshme dhe nuk kanë hasur në asnjë lehtësi për bizneset fillestare. Ajo tha se ka paguar si një biznes i madh, vetëm për shkak të objektit dhe numrit të punëtorëve, por nuk e kanë llogaritur si biznes fillestar.

Kryetari i Odës së Afarizmit i ka përmendur tutje disa nga propozimet dhe kërkesat e OAK-ut, karshi qeverisë për t’i dal në ndihmë bizneseve në Kosovës. Ai tha se po tentojnë që në kuadër të Odës të krijohet një sektor të bizneseve gra me qëllim që të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohen ato.

Drejtoresha e agjencisë së lajmeve “KosovaPress”, Suzana Hashani tha se kompania ka arritur t’ia dal në pandemi përkundër përkrahjes minimale nga shteti.

Ajo kërkoi që gratë të cilat merren me biznese të bëhen bashkë dhe t’i shpalosin sfidat me të cilat ballafaqohen për të ushtruar presion karshi institucioneve në mënyrë që t’i tejkalojnë ato barriera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat