Ulja e veturave të paregjistruara, hap rrugën për në Kartonin e Gjelbër

Ekonomi

Ulja e veturave të paregjistruara, hap rrugën për në Kartonin e Gjelbër

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:00
Sami Mazreku

Zvogëlimi i numrit të veturave të pa regjistruara shihet si një mundësi që Kosova të aplikoj për antërsim në Kartonin e Gjelbërt.

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) tha se Kosova synon të anëtarsohet në këtë institucion vetëm pasi të jenë kryer disa punë të brendshme.

"Këtë vit të kemi diçka konkrete,mos të kemi diçka vetëm pjesë të diskutimit, të dalim me numra të ri, me dalim me hyrje konkrete që Kosova të jetë në një nivel tjetër edhe të përfaqësimit, edhe të negocimit, sa u përket problemeve të brendshme që i kemi", tha ai për RTK.

Mazreku ka shpalosur plane që shkojnë në funksion të sigurisë më të madhe në trafik.

"Parashihet edhe investimi në pajisjet teknologjike te Policia e Kosovës, përmes pajisjeve të ndryshme, kamerave të cilat do të dhurohen PK-së, atehërë ata e kanë më të lehtë që këto vetura t'i detektojë. Ta zëmë nëse në çdo hyrje të Prishtinës i digjitalizomë nga një kamerë atëherë e monitorojmë çdo veturë që hyjë. Ka edhe pajisje të tjera që policia mundet me i përdor edhe në lëvizje. Kjo sigurisht që do të ulë numrin e automjeteve të paregjistrume dhe në anën tjetër këto pajisje, nëse Policia vendos me  i përdor edhe për punë të tjera që i ka edhe në bazë të përgjegjësive, këto pajisje mund të shqiptojnë në mënyrë automatike gjoba, munden me e matë shpejtësinë si dhe punë të tjera".

Për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara grupi punues është pajtuar që t'i kryej secili detyrat e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat