Visar Dobroshi: Bizneset familjare janë baza e ekonomisë

Ekonomi

Visar Dobroshi: Bizneset familjare janë baza e ekonomisë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:30
Visar Dobroshi

Visar Dobroshi nga kompania “Recura”  ka thënë që bizneset familjare janë baza e ekonomisë.

Dobroshi në emisionin “7 ditë me Panxhën” ka thënë që është me rëndësi që këto biznese shtyllat kryesore të qeverisjes korporative.

“Bizneset familjare jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë janë bazë e ekonomisë. Ne ndonjëherë i marrim me një nivel të stadeve të hershme të organizimit të kompanisë, por në fakt bizneset familjare janë bosht i ekonomive botërore”.

“Mjafton të përmendim me shembuj që kompanitë si Mercedes dhe Louis Vuitton dhe kompani tjera, të cilat janë biznese familjare dhe fakti i të qenit një biznes nuk është dashur të trajtohet prej një aspekti të një stadi të hershëm të ndërmarrësisë”.

“Ajo që është shumë me rëndësi është se si ato biznese të kenë një strukturë të shëndoshë, të kenë një plan të vazhdimësisë dhe të kenë një aspekt të asaj çka i trajton qeverisja e mirë kooperative e cila ka të bëjë me transparencën, llogaridhënien, përgjegjësinë dhe korrektësinë në mënyrë që të kenë qëndrueshmëri dhe plan të mirë të vazhdimësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat