Përfaqësues të Odës së Hotelierisë i drejtohen me letër Kurtit

Ekonomi

Përfaqësues të Odës së Hotelierisë i drejtohen me letër Kurtit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:43
Foto

Përfaqësues të odës së Hotelierisë dhe Turizimit të Kosovës i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti.

Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva ka theksuar në letër se shteti i Kosovës për momentin gjendet në pozitë jo lakmuese qoftë sa i përket gjendjes së ulët shëndetësore, apo gjendjes ekonomike.

‘’I nderuari z. Kryeministër së pari uroj që kjo letër t’iu gjejë mirë me shëndet, dhe ju dëshirojmë punë të mbarë në marrjen e përgjegjësive dhe detyrave të reja!

“Ashtu siç jemi takuar me strukturat e të gjitha partive politike, edhe me strukturat e juaja kemi pasur takim dhe na u është premtuar që do të kemi mirëkuptim, dhe do të kenë rëndësi mendimet dhe opinionet tona në marrjen e çfardo vendimi. Kështuqë besojmë dhe shpresojmë që të kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situates”.

“Tashmë u bë më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë, dhe kjo gjendje më nuk është një e panjohur për ne, dhe nëse i analizojmë masat që janë marrë në 6 muajt e fundit, sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i mbyllur, mirëpo rastet me Covid nuk janë ndalur, përkundrazi vetëm sa ka pas rritje të numrit, gjë që dëshmon se gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit”.

“I nderuari kryeministër jemi dëshmitarë se vatër e infeksionit kanë qenë vet institucionet publike, dhe po ashtu edhe partitë politike ku për interesa të veta nuk kanë ekzistuar masa as ligje që i kanë ndaluar. Pra kërkojmë mirëkuptim dhe konsideratë për secilën kategori dhe shtresë të këtij vendi”, thuhet mes tjerash në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat