Financimi i projekteve kapitale të komunave për vitin 2021

Ekonomi

Financimi i projekteve kapitale të komunave për vitin 2021

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:38
Ilustrim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) duke marrë për bazë mandatin ligjor për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë, me fokus në ngritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve, ka lansuar fondin për mbështetje financiare për komunat e Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të infrastrukturës socio – ekonomike të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Ky fond është pjesë e buxhetit të MAPL-së dhe në kuadër të saj janë të parapara kriteret për financimin e projekteve kapitale në komuna. Gjithashtu, MAPL ka formuar Komisionin e Vlerësimit të cilët janë përgjegjës për trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave të komunave, si dhe përgatitjen e raportit vlerësues në bazë të kritereve të parapara.

Thirrja për aplikim është shpallur me datë 25 shkurt 2021, ndërkaq afati i fundit për aplikim ka qenë 5 mars 2021.

Me këtë rast, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së transparencës, ju ftojmë të merrni pjesë në monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave e cila do të mbahet me datë 30.03.2021, ora 09:00, në ndërtesën e ish – Rilindjes, kati i 13-të, salla e takimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat