A pësoi Kosova nga bllokimi i anijes në Kanalin e Suezit?

Ekonomi

A pësoi Kosova nga bllokimi i anijes në Kanalin e Suezit?

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:18
Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit

Anija gjigante për transportimin e mallrave që ka ngecur në Kanalin e Suezit në Egjipt ka hyrë në ditën e pestë.

Ajo kishte ngecur në kanal artificial përmes të cilit kalojnë afro 12 për qind të mallrave në nivel global.

Sipas njoftimeve, si pasojë e kësaj situate, 9.5 miliardë dollarë në ditë janë duke u humbur.

Por, a ndikoi kjo bllokadë tek bizneset e Kosovës?

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se momentalisht ka rezerva të mjaftueshme të derivateve.

“Kosova i rreziston pa problem se ka stoqe të mjaftushme.

Lidhur me rritjen e çmimit ai deklaroi se çmimin e percakton berza dhe organizata prodhuese OPEC.

Ai pas bllokimit të anijes parasheh një ndikim 'të madh' në ekonominë botërore.

“Anija gjigande e mallrave e ngecur gjithë ne Suezit po bllokon dërgesat me vlerë prej rreth 9.5 miliardë dollarë në ditë duke përfshirë ushqime dhe naftë të cilat do të kenë një ndikim 'të madh' në ekonominë botërore.Të paktën 150 anije kane stopiar tani si pasoje e bllokades se shkaktuar nga anija Ever Given, me  200,000 ton ne bord, e cila u përplas në kanalin e ngushtë të Martën, me mallra me vlerë 29 miliardë dollarë“, tha ai.

Tutje, ai thekson se efekti është ndjerë në tregjet botërore.

"Çmimi i naftës bruto u rrit me 6 përqind të mërkurën, duke përmbysur muajt e rënieve shpesh rekord të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.Por kostoja e vërtetë e katastrofës do të jetë shumë më e lartë pasi vonesat në mallrat vitale shkaktojnë humbje në firmat anembanë globit. Rreziqet për tregtinë globale janë 'absolutisht të mëdha", tha Berjani.

Ai deklaron se nëse kanali nuk mund të zhbllokohet shpejt, firmat e transportit detar nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveç se të drejtojnë anijet e tyre rreth Kepit të Shpresës së Mirë në majë të Afrikës - një rrugë që shton 14 ditë dhe 5,000 milje detare në udhëtim!

Media ka kontaktuar edhe përfaqësuesin e bizneseve kosovare, kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin, për të marrë informacion nëse ka ndonjë biznes që është duke u dëmtuar nga kjo bllokadë.

Rukiqi, ka deklaruar se deri më tani nuk ka ndonjë ankesë të paraqitur.

"Ende nuk e kam ndonjë ankesë" ka thënë Rukiqi.

Kujtojmë se Kanali i Suezit në Egjipt, u bllokua nga anija e madhe e transportit, që ngeci në breg, pasi humbi kontrollin. Pronari i anijes tha se ajo kishte humbur drejtimin pas një rryme të dyshimtë ere në veri të portit të Suezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat