Prodhuesit vendorë ankohen se do t’u shtrenjtohet rryma

Ekonomi

Prodhuesit vendorë ankohen se do t’u shtrenjtohet rryma

Më: 30 mars 2021 Në ora: 00:28
Klubi i Prodhuesve të Kosovës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka dalë kundër liberalizimit të tregut të energjisë.

Kryetari i këtij klubi, Berat Mustafa, ka thënë se janë ankuar për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 30%.

“Ne nuk jemi kundër liberalizimit të energjisë, por ne kërkojmë rregulla të barabarta, sepse siç na është prezantuar neve flitet që për momentin ne kemi vetëm një furnizues të energjisë elektrike, nuk kemi ofertën e dytë ose të tretë që të jemi konkurrues me prodhues të tjerë, të cilët furnizohen me energji elektrike”.

“Nëse ne deri tash kemi paguar një çmim më të ulët, pse prej 1 prillit ne si prodhues duhet të paguajmë për 30% energjinë elektrike, këtë pyetje ia adresojmë Qeverisë së Ksoovës.

“Jemi në kohe pandemie dhe nuk kemi një ndihmë simbolike për prodhuesit nga qeveria dhe tash përnjëherë ngarkohen prodhuesit me një rritje të konsumit të energjisë”, u shpreh tutje ai.

Ndërsa Arian Shabani, pronari i kompanisë “Plastika”, tha që kjo do të çojë në largimin e punëtorëve.

“Ne në muaj paguhemi 40 mijë euro energji dhe nëse rritet 30% atëherë do të jetë kosto e madhe për neve, gjë që na çon në largimin e punëtorëve, pasi s’kemi mundësi t’i mbulojmë këto shpenzime.

“Tashmë i kemi kontratat prej 1 janarit, me kompani të ndryshme të Evropës dhe ato duhet t’i shkëpusim ose t’i ndërprejmë, pasi është e papërballueshme për neve”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat