Konfirmohet zotimi institucional për të thelluar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë

Ekonomi

Konfirmohet zotimi institucional për të thelluar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:08
Pamje nga takimi

I ngarkuari i përkohshëm me punë në Ambasadën në Sofje Ambasador Delfin Pllana, i shoqëruar nga Këshilltari Mustafë Avdiu, zhvilloi një takim të frytshëm me zv.Ministrin e Ekonomisë Stamen Yanev, përgjegjës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që ekziston një potencial i madh i bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve për shumë arsye dhe se statistikat aktuale të komunikimit ekonomik nuk tregojnë pasqyrën reale të mundësive që ekzistojnë.

Ambasadori Pllana ndër tjerash nënvizoi nevojën e përshpejtimit të përmbylljes së kornizës kontraktuale të marrëveshjeve dypalëshe në fushën e ekonomisë dhe tërheqjes së investimeve.

Ambasadori Pllana dhe Zv.Ministri Yanev u dakorduan që në momentin e parë kur rrethanat me situatën pandemike të lejojnë bashkërisht të inicojnë mbajtjen e një forumi gjithpërfshirës ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat