Do të paguhet gjysma e pagave të punëtorëve dhe e qirasë për bizneset e prekura nga pandemia

Ekonomi

Do të paguhet gjysma e pagave të punëtorëve dhe e qirasë për bizneset e prekura nga pandemia

Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Ministria e Financave ka marrë vendim që të subvencionojë 50 përqind të pagës së punëtorëve dhe 50 për qind të shpenzimeve të qirasë për sektorët më të prekur nga pandemia.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka njoftuar se ky vendim u mor në një takim me ministrin Hekuran Murati, të cilin e konsideroi shumë përmbajtjesor.

“U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të: Subvencionohet 50% e pagave të punëtorëve; Subvencionohet 50% e shpenzimeve të qirasë”, shkroi Rukiqi.

Mjetet do të ndahen në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.

“Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë Ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”.

Por, Rukiqi nuk tregoi se cilët janë këta sektorë saktësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat