Berat Rukiqi jep lajmin e mirë, tregon vendimet që mori ministri Murati

Ekonomi

Berat Rukiqi jep lajmin e mirë, tregon vendimet që mori ministri Murati

Nga: G.B Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:15
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se është takuar me ministrin Hekuran Murati, me të cilin është pajtuar që të ketë masa ndihmese për sektorët që janë prekur direkt nga masat e fundit anti-Covid, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është vendosur që të subvencionohen 50% e pagave të punëtorëve (për muajin Prill), subvencionohen 50% e shpenzimeve të qirasë (për muajin Prill) dhe mjetet do të ndahen, në fund të muajit Prill, ose më së largu në fillim të muajit Maj.

Po ashtu, ai ka thënë se do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë.

Postimi i tij i plotë:

Sapo përfunduam një takim shumë përmbajtësor me Ministrin Hekuran Murati

U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të:

- Subvencionohet 50% e pagave të punëtorëve (për muajin Prill);

- Subvencionohet 50% e shpenzimeve të qirasë (për muajin Prill);

- Mjetet do të ndahen, në fund të muajit Prill, ose më së largu në fillim të muajit Maj.

Gjithashtu, do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë.

Falënderojmë Ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat