Murati dhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë diskutojnë për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti

Ekonomi

Murati dhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë diskutojnë për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:43
Pamje nga takimi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan-Axel Voss, të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Me këtë rast është diskutuar për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti dhe për bashkëpunimin ndër institucional, me theks të veçantë për projektet e përbashkëta që ka Qeveria e Kosovës me Qeverinë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u theksua se objektivat e KFW-së dhe GIZ-it, janë të ngjashme me ato të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, Ministri Hekuran Murati dhe Zëvendësambasadorin Jan-Axel Voss, u dakorduan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Qeverisë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të reja me qëllim të zhvillimit të Kosovës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat