OHK kërkon që në sallat e dasmave të lejohen rreth 200 persona

Ekonomi

OHK kërkon që në sallat e dasmave të lejohen rreth 200 persona

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:12
Konferenca për media

(E plotësuar 17:11) -Pronarët e sallave të dasmave janë të shqetësuar që gastronomia është lejuar të hapet nga dita e hënë, ndërsa sallat e dasmave vazhdojnë të jenë të mbyllura tash e 500 ditë.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në takimin e mbajtur sot me disa pronarë të sallave të dasmave nga të gjitha komunat lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19, ka kërkuar nga Qeveria përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë që të hapet edhe ky sektor për mbajtjen e dasmave me 200 vetë.

Mesazhi i tyre ishte: “Ose të hapen të gjithë nga dita e hënë, ose të mbyllen të gjithë”.

Kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva theksoi se pas kësaj mbyllje që është kundërshtuar vazhdimisht, por tash tha se janë të këmbëngulur për hapje, dhe siç theksoi ai në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia janë duke hartuar manualin për udhëzimin e punës.

Sogojeva: Jemi duke hartuar manualin, kërkojmë të lejohen dasmat me 200 persona

“Kemi pasur takim dhe jemi në takime, jemi në procedurë me ministrin Vitia me të cilin jemi duke bërë një manual i cili kishte me qenë si udhëzues se si gastronomia, hoteleria, do të punojnë pas hapjes së kësaj veprimtarie. Ne do të jemi mjaft të kujdesshëm në atë manual, sepse për atë çka vendoset në manual, ajo duhet edhe të zbatohet, sepse do të jemi partner i përbashkët me Qeverinë, përkatësisht me ministrin përkatëse[…]nëse është e lejuar 10 metra katror katër klient në çfarë do restoranti ose çfarë do salle e mbyllur apo e hapur, pse mos të lejohen edhe për 10 metër katror për katër klientë për sallat e dasmave. Kështu që ne nuk kemi kërkuar diçka më shumë, diku rreth 150, maksimumi 200 veta. 200 veta deri në 1 mijë metra katror, madje e pa hijshme duken sallat kur e sheh me pak njerëz”, theksoi Sogojeva.

Afrim Muqiqi këngëtar dhe përfaqësues nga Oda e Hotelerisë tha se nga dita e hënë kur pritet të hapet gastronomia, duhet të lejohen edhe puna e sallave të dasmave.

Muqiqi tha se duhet të hapen të hënën të gjithë, ose të mbyllën të gjithë.

Muqiqi: Ose do të hapen të hënën të gjitha, ose do të mbyllën të hënën të gjithë

“Ose do të punojmë të gjithë, ose nuk ka për të punuar askush. Ne do ta pranojmë atë manual që ata paraqesin, mirëpo nuk do të lejojmë sikur në të kaluarën që kanë punuar të gjitha kafiteritë, të gjitha shisha bar-at, krejt ëmbëltoret, krejt qebaptoret dhe qendrat tregtare, e i vetmi sektor që është anashkaluar janë sallat e dasmave, të cilat po hyjnë në ditë e 500 e nuk e kanë hapur derën. Ne e theksuam që në fillim, nuk ka qershor e korrik, ose do të hapen të hënën të gjitha, ose do të mbyllën të hënën të gjitha”, theksoi Muqiqi.

Edhe Shkelzen Jetishi pronar i një salle në Gjakovë tha se nuk duhet të vendosen standarde të dyfishta nga Qeveria.

Veprimet e qeverisë sipas Jetishit janë të gabuara për mbylljen e gastronomisë dhe sallave, dhe lejimin e hapjes së kufijve.

Ai tha se në vikendin e fundit mund të jenë infektuar në Shqipëri 4 mijë qytetarë të Kosovës, nga 30 mijë sa ishin atje.

Jetishi: Në vikendin e fundit mund të jenë infektuar në Shqipëri 4 mijë qytetarë të Kosovës

“Zoritë nga partitë politike i kanë future 1 mijë deri 2 mijë vetë, e neve nuk na lejojnë jo 500, por 150 ose 200 vetë. Kjo shumë e pa drejtë. Mbyllja e fundit edhe më e pa drejt, na mbylli neve këtu, ndërsa kufiri me Shqipërinë e len hapur ku kanë shkuar afër 30 mijë persona dhe nëse flasim për anën ekonomike, e dimë të gjitha sa para janë derdhur atje. Nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë në Shqipëri, por e kam hallin tonë këtu si hotelier e gastronom. E dimë që edhe në Shqipëri ka raste, prej atyre 30 mijë personave, lutem që jo, por 3-4 mijë e kanë marrë virusin”, theksoi Jetishi.

Në këtë takim me numër të madh të pranishëm, u panë edhe shumë pronarë të sallave të dasmave të cilët sot nuk respektuan masat antiCovid-19, që nuk kishin vendosur maskat.

Pronarët e sallave të dasmave: “Ose të hapen të gjithë nga dita e hënë, ose të mbyllen të gjithë”

Pronarët e sallave të dasmave të shqetësuar që gastronomia është lejuar të hapet, ndërsa sallat e dasmave vazhdojnë të jenë të mbyllura tash e 500 ditë.

Oda e Hotelerisë dhe Turizimit në takimin e mbajtur sot me disa pronarë të sallave të dasmave nga të gjitha komunat lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19, ka kërkuar nga Qeveria përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë që të hapet edhe ky sektor.

Mesazhi i tyre ishte: “Ose të hapen të gjithë nga dita e hënë, ose të mbyllen të gjithë”

Kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva theksoi se pas kësaj mbyllje që është kundërshtuar vazhdimisht, por tash tha se janë të këmbëngulur për hapje.

“Kemi qenë dhe jemi në diskutim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të hartuar një udhëzues për veprimtarinë e sallave në këtë kohë. Ajo që futet në manual edhe duhet të respektohet nga pronarët e sallave. Ende nuk është kryer procesi i hapjes së sallave. Nëse është e lejuar në 10 metra katror katër klientë për gastronomët, pse mos të lejohet që edhe për sallat, që i bie rreth 170 më së shumti 200 veta për dasmorë. Megjithëse ende nuk ka vendim zyrtar as për gastronom as për salla të dasmave”, tha ai.

Sogojeva theksoi se sot janë takuar edhe me grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, të cilët sipas tij kanë qenë pro hapjes së sallave, por gjithnjë duke i respektuar masat.

Afrim Muqiqi këngëtar tha se nga dita e hënë kur pritet të hapet gastronomia, duhet të lejohen edhe puna e sallave të dasmave.

“Ose po hapim të hënën të gjithë ose po mbyllemi të gjithë, nuk ka më tolerime. Jemi të gjithë për hapje duke i respektuar masat nga shteti. Nuk do të lejojmë që të lejohen të tjerët, e ne të mbyllemi. Po hyjmë në ditën e 500 dhe sallat janë të mbyllura, pra ose kanë me punuar të gjithë, ose as gastronomët. Megjithatë, ne do të ruajmë edhe shëndetin e të gjithëve. theksoi ai.

Edhe Shkelzen Jetishi pronar i një salle në Gjakovë tha se nuk duhet të vendosen standarde të dyfishta nga Qeveria.

“Me mbylljen e gastronomisë dhe sallave është dashur të mbyllen edhe kufijtë shtetëror, pasi mund të kemi rreth katër mijë të infektuar vetëm nga vikendi i kaluar në Shqipëri, nga frekuentimi që është bëtë nga qytetarët kosovarë atje”, tha Jetishi.

Në këtë takim me numër të madh të pranishëm, u panë edhe shumë pronarë të sallave të dasmave të cilët sot nuk respektuan masat antiCovid-19, që nuk kishin vendosur maskat.

Oda e Hotelerisë thirrje Qeverisë: Të hapen të gjitha sektoret ose të mbyllen të gjitha

Kryetari i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva, tha se në takimet me institucionet kanë kërkuar që të hapen sallat e dasmave, por për këtë ende nuk kanë marr përgjigje, mirëpo iu është premtuar nga se mbajtja e ahengjeve do të lejohen në hapësira të hapura.

Në takimin e mbajtur me pronarët e sallave të dasmave, Sogojeva tha se do të jenë partnerë me Qeverinë për respektimin e masave.

“Unë si kryetar i Odës kemi pasur takime me ministrin Vitia dhe jemi duke ndërtuar një plan se si gastronomia dhe hotelieria ka për të punuar kur pritet të hapet kjo veprimtari. Atë çka e vendosim në manual duhet ta zbatojmë sepse do të jemi partnerë me Qeverinë. Problemi qëndron se në momentin që kam dhënë informimin se nuk është kryer procesi i sallave të dasmave. Në diskutim e sipër kam kërkuar rnga ministri të bisedojmë se si t’i hapim sallat. Nëse është e lejume 10 metër katror pse të mos lejohet edhe 10 metër katror në sallat e dasmave. Me ndihmën e Afrimit ne kemi thirr këtë ngjarje që të diskutojmë se si të marrim qëndrim më tutje. Është e sigurt që na është premtuar që nëse sallat nuk mund të mbajnë brenda janë të lejuara të mbajnë jashtë nëpërmjet shatoreve. Ka me qenë 5 metër katror pot për jashtë është e lejuar por ende vendim definitiv nuk ka”, tha ai.

“Sot kemi pasaur takime me kryetart  e Komisioneve Parlamentare dhe kemi takim me Komisionin e Shëndetësisë që do ta kemi ndoshta nesër paraditë dhe iu kemi treguar të gjitha këto shqetësime dhe shumica e grupeve parlamentare janë që sallat e dasmave të hapen dhe në fund e patëm me grupin e VV-së dhe u pajtuam që të mos pengohet kjo pjesë e veprimtarisë”, tha Sogojeva.

Këngëtari Afrim Muqiqi theksoi se me kryetarët e Grupeve Parlamentare, kanë theksuar se nuk do të pranojnë standarde të dyfishta për sallat e dasmave.

“Kërkesa jonë është që vlen për dasma dhe pronarët dhe nuk do të lëshojmë pe jo standard të dyfishtë. O’ kemi me punu të gjithë o’ askush. Nuk do të lejojmë që të punojnë të gjitha kafieritë dhe të anashkalohen vetëm sallat e dasmave. Dhe ju kisha lut të jemi të bashkuar o’ do të punojmë të gjithë o’ aksush”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat