​Ankandi i letrave me vlerë mbahet më 29 prill

Ekonomi

​Ankandi i letrave me vlerë mbahet më 29 prill

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Ministria e Financave njofton se më 29 prill do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë, për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionw euro.

Sipas njoftimit, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat