Tri marketet më të mëdha nuk e ndalën punën gjatë pandemisë, por përfituan nga shteti mbi 1.8 milionë euro

Ekonomi

Tri marketet më të mëdha nuk e ndalën punën gjatë pandemisë, por përfituan nga shteti mbi 1.8 milionë euro

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës kishte ndarë 60 milionë euro për bizneset në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes në tetor të vitit 2020.

Listën e plotë të përfituesve të kësaj ndihme e ka publikuar ministri i ri, Hekuran Murati, e cila përmban 50 biznese.

“50 bizneset që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro shpërndarë nga Qeveria e kaluar, në tetor të vitit 2020. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020”, ka thënë ministri.

Tri marketet më të mëdha në Kosovë kanë përfituar 1,871,482 euro .

Kompania që ka përfituar më së shumti është Viva Fresh, e cila ka të deklaruar 2967 punëtorë. Kjo kompani ka përfituar nga shteti 860 mijë e 615 euro për 1 muaj.

Pas saj vije ELKOS që njihet me rrjetin e marketeve ETC, e cila ka 2330 punëtorë. Kjo kompani ka përfituar 675 mijë e 845 euro.

E treta në këtë listë është kompania Proex që njihet me rrjetin e markeve INTEREX, e cila ka 1155 punëtorë. Proex ka përfituar 335 mijë e 22 euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat