Shahini flet për përfituesit në pandemi: Pako përfshinte të gjitha bizneset, Ligji s’mund t’i ndante

Ekonomi

Shahini flet për përfituesit në pandemi: Pako përfshinte të gjitha bizneset, Ligji s’mund t’i ndante

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:29
Agim Shahini

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka folur rreth debatit publik të krijuar rreth shpërndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria Hoti, si masë mbështetëse për bizneset në kohë pandemie.

Ai thotë me pakon e parë të qeverisë, si AKB janë pajtuar që të mbështeten të gjithë punëtorët.

”Ne si AKB edhe në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, edhe në komunikim të drejtpërsëdrejti, jemi pajtu që në pakon e parë, të mbështeten të gjithë punëtorët, pavarësisht nëse janë prekur apo jo nga pandemia”.

”Sepse nëse marrim 37 mijë biznese, që kanë marrë këto ndihma, ne vlerësojmë që janë prek shumë më shumë biznese që nuk janë prekur nga kriza”.

Megjithatë ai në Edicionin Special, foli edhe nëse është dashur të marrin para bizneset e mëdha që kanë përfituar dhe funskionuar gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat