RTK-ja ka 2.5 milionë euro borxh, udhëheqësit thonë se janë duke e menaxhuar mirë këtë situatë

Ekonomi

RTK-ja ka 2.5 milionë euro borxh, udhëheqësit thonë se janë duke e menaxhuar mirë këtë situatë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:19
Komisioni për Buxhet

Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar raporti financiar të Radio Televizionit të Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se shpenzimet në paga në RTK kanë dalë jashtë kontrollit që nga viti 2018.

“Shpenzimet buxhetore të RTK-së nuk duhet të tejkalohen, a e kanë shkelur ligjin mbikëqyrja e RTK-së tash kur ka borxhe” ka pyetur Muja.

Drejtori i Bordit të RTK-së, Sali Bashota, tha se kanë borxhe të trashëguara, por që janë duke e menaxhuar mjaftë mirë situatën.

“Ka borxhe të trashëguara por udhëheqësi aktuale po e menaxhon mjaftë mirë situatën” ka pohuar Bashota.

Ngadhënjim Kastrati, drejtor i RTK-së, ka thënë  kanë arritur ta zvogëlojnë borxhin që ka RTK.

“Borxhi prej momentit që e kam marrë pozitën ka qenë në rënie, kemi rënë në 2.5 milionë euro pra kemi më pak borxh dhe besojmë që deri në fund të viti të bie në 1.5 milionë” është shprehur ai.

“Kemi pasur vetëm një konkurs ku janë punësuar 15 persona. Arsyeja që janë rritur është se rregulloret dhe ligji i RTK-së parasheh që çdo vit punëtorëve të RTK-së u rritet paga 0.5 për qind. Me ligj dhe me rregullore punëtorëve u takon që pas një përvoje të punës të avancohen dhe kjo normalisht e rrit edhe buxhetin e pagave”, ka thënë ai.

Eman Rrahmani ka pyetur nëse po i lihet përgjegjësia për borxhe udhëheqësisë së kaluar, Bashota ka thënë se flet vetëm për menaxhimin sa ai është në pozitë dhe nuk komenton për të tjerët.

Halil Bajramaj menaxher i kontabilitetit në RTK, tha se mbledhja e borxhit ka filluar të mblidhet nga viti 2007

“Borxhi ka filluar të mblidhet që nga viti 2007, dhe është thellë edhe më shumë në vitin 2011 kur i janë ndarë RTK-së 2.5 milionë euro më pak”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat