Bajraktari-Bajra: Po përkrahim fermerët me grante për të parandaluar largimin nga fshatrat

Ekonomi

Bajraktari-Bajra: Po përkrahim fermerët me grante për të parandaluar largimin nga fshatrat

Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:09
Bajraktari-Bajra

Në komunën e Skënderajt po thuhet se i kushtohet rëndësi të madhe bujqësisë.

Përgjatë viteve të fundit, shumë fermerë dhe bujq të kësaj zonë kanë qenë përfitue të granteve dhe mjeteve bujqësore, me qëllim të stimulimit dhe lehtësimit të kushteve për t’u marrë me bujqësi.

Kështu ka thënë për dokumentarin “Expose” zëdhënësja e Komunës Skënderaj, Mirlinda Bajraktari-Bajra.

“Si qeverisje lokale nën udhëqjen e kryetarit Bekim Jashari, në vazhdimësi jemi duke bërë përpjeke të bëjmë diçka në parandalimin e kësaj dukurie, kështu pra jemi fokusuar në përkrahjen e fermëreve përmes granteve të ndrshme, sidomos në fushën e bujqësise dhe atë të blegtorisë. Pra në vazhdimësi i kemi ndihmuar bujqit dhe fermëret duke ju ofruar përafërsisht 1 mijë grante në fusha të ndryshme”

“Kjo ka qenë ndër masat që kemi ndërmarrë për evitimin e braktisjeve të fshatarave, kemi bërë investime në infrastrukturë rrugore, kemi ndërtuar kanalizime, kemi paisur me ujë të pijshëm fshatrat, ku vetëm gjatë këtyre tri viteve kemi pajisur mbi 25 fshatrave me ujë të pijshëm, vetëm që të krijohen kushte për të gjithë qytetarët që mos t’i braktisin fshatrat. Po ashtu si Komunë në bashkëpunim me shoqatën e Jetimat e Ballkanit disa familjeve ju kemi ofruar edhe strehim në mënyrë që mos të jetë kjo arsyeja e braktisjes së vendbanimeve ” tha Bajraktari-Bajra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat