Bregu: Nga 1 korriku hiqet romingu dhe tarifat në vendet e regjionit

Ekonomi

Bregu: Nga 1 korriku hiqet romingu dhe tarifat në vendet e regjionit

Nga: F. B. Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:09
Ilustrim

Tarifa për roming me vendet e regjionit do të hiqet me 1 korrik, gjë që për qytetarët e këtyre vendeve, por edhe subjekteve afariste do thotë më shumë para në buxhetin e tyre, deklaroi sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim regjional Majlinda Bregu, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Qytetarët do të kenë më shumë para në xhep, atë që do ishte harxhuar nëse do paguanin ato llogari për shkak tarifave të romingut. Së dyti mendoj se duhet nënvizuar se jo vetëm se është rritur numri i njerëzve që përdorin internetin, por gjatë pandemisë është rritur edhe koha që njerëzit kalojnë në internet, gjë që jep peshë” tha Bregu për Radio Evropa e Lirë.

Është vërejtur se të rinjtë në regjion konsiderojnë lehtësitë e romingut të dobishme sikur lirinë e lëvizjes, për çka kjo për ata do të jetë porosi e shkëlqyeshme.

Duke u nisur nga fakti se pandemia ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendeve, Këshilli për bashkëpunim regjional vlerëson se me një bashkëpunim më të mirë mund të krijohen kursime të rëndësishme.

Si shembull, Bregu përmend “korridoret e gjelbra”, që janë linjat e veçanta transportuese ndërkombëtare për qarkullimin e gjërave ushqimore dhe mallrave të domosdoshme, që u hapën me 13 mars 2020.

Ajo e vlerësoi se është e shkëlqyeshme që liderët e regjionit kanë pranuar në nëntor planin për tregun e përbashkët regjional.

“Tregu që do të ketë politikë të përbashkët në fushën e inovacionit, industrializimit, bile përmendet edhe ndihma për turizmin etj. Ajo që unë mendoj se do të jetë e rëndësishme, që qysh tash të fokusohemi, që të ofrohet ajo që duhet. Pres që gjërat e para që do jenë në këtë fushë të paraqiten në samitin e Berlinit, që do mbahet deri në korrik, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes në regjion me letërnjoftime” tha Bregu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat