Mehmeti: BKS po punon për heqjen e policave të sigurimit me Malin e Zi

Ekonomi

Mehmeti: BKS po punon për heqjen e policave të sigurimit me Malin e Zi

Më: 6 maj 2021 Në ora: 08:23
Fehmi Mehmeti

Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi janë duke biseduar për të arritur një marrëveshje për heqjen e policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) po punon që së shpejti të ketë njohje reciproke të policave të sigurimit me Malin e Zi.

"Ka lëvizje pozitive në këtë drejtim.Shumë shpejt kjo do to ndodh, pra do të ketë marrëveshje mirëkuptimi. Pra me një fjalë polica e sugurimit që paguhet për Maqedoni do të vlejë edhe për Malin e Zi", tha ai në ATV.

Mehmeti ka folur edhe për mundësinë e anëtarësimit në Kartonin e Gjelbër.

"Do të shohim modalitete, do të punojmë për uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara, që është problem shumë i madh", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat