Murati pas miratimit të planit qeverisës: Do të fokusohemi në rritjen e investimeve të huaja

Ekonomi

Murati pas miratimit të planit qeverisës: Do të fokusohemi në rritjen e investimeve të huaja

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:19
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se fokusi i Qeverisë Kurti do të jetë rritja e fuqisë blerëse si dhe nxitja e investimeve të huaja.

Në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Albin Kurti, Murati tha se po ashtu do të promovojnë konsumimin e prodhimeve vendore.

“Fokusi do të jetë në zhvillim ekonomik dhe drejtësinë dhe këtë vit presim që të kemi një hov të madh pas imunizimit. Rimëkëmbja do të fokusohet te rritja e fuqisë blerëse, rritja e punësimit dhe rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Një prej motove tona është që të konsumohen sa më shumë prodhimet vendore dhe kjo do të bëhet duke mbështetur prodhuesit tanë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat