​Rënie të çmimit në mallrat e konsumuara në bujqësi

Ekonomi

​Rënie të çmimit në mallrat e konsumuara në bujqësi

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve në bujqësi për tremujorin e parë të këtij viti, ku vlerësohet se te mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi ka rënie prej –1.6%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, te mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi ka rënie për -0.2%.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

“Prodhimet që krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit Input 1, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Kurse, sa i përket Input 2, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës). Në tremujorin e parë të vitit 2021, indeksi i Input 1 ka rënie për (-1.6%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, indeksi i Input 2 ka rënie për (-0.2%. ) Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input 1 + Input 2) ka rënie për (-0.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat