Komisioni për Ekonomi nuk e voton bordin e ri të ARKEP-it të nominuar nga Qeveria

Ekonomi

Komisioni për Ekonomi nuk e voton bordin e ri të ARKEP-it të nominuar nga Qeveria

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:09
Ferat Shala

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë shqyrtimit të vendimit të Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, ka miratuar bordin e nominuar nga Qeveria, por ka kërkuar nga Qeveria të plotësoj dokumentacionin shtesë për kandidatët në mënyrë që kjo çështje të shqyrtohet dhe votohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala tha se ka mungesë të dokumenteve ashtu siç kërkohet me ligj.

“Ligji është i qartë për këtë çështje, dhe konsideroj që kjo listë t’i kthehet qeverisë për plotësim. Ka mungesë të dokumentacionit që kërkohet me ligj. Unë dua me parë dokumentet se këta kandidatët a kanë konflikt interesi. Vetëm dy prej tyre i plotësojnë kriteret”, tha Shala.

Deputetja Mimoza Kusari Lila nga VV-ja emrat e këtyre kandidatëve janë publik që kur qeveria i ka nominuar. Nuk jam që emrat e tyre të kthehen në Qeveri. Propozimi im është të bëjmë një kërkesë për Zyrën e kryeministrit që të plotësohen këto kushte.

Kualifikimi i secilit prej tyre është konform ligjit.

Edhe deputeti nga VV Driton Hyseni propozoi që kjo çështje të pezullohet deri në plotësimin e kërkesës për dokumentacion brenda javës nga Qeveria për këta kandidatë.

Ndërsa, deputeti Pal Lekaj nga AAK ka kërkuar sqarim se a ka pasur konkurs për anëtarët e Bordit të ARKEP.

“Po këta deputet të VV e kanë kundërshtuar përzgjedhjen e Bordit të ARKEP në të kaluarën pasi nuk ka pasur konkurs. Andaj, edhe sot kjo parti emrat e kandidatëve nuk duhet

Deputeti Ferat Shala tha se të nominuarit nuk janë zgjedhur me konkurs.

Lista që është miratuar nga kabineti qeveritar ditë më parë për Bordin e ARKEP përbëhet nga: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku Rizaj – anëtare, dhe Arijan Qorrolli – anëtar.

Ndërsa, komisioni është duke shqyrtuar Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës – AKK, për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat