Shoqata e Fermerëve të Arrës dhe Lajthisë thirrje qeverisë Kurti t’i kryejë pagesat ndaj fermerëve

Ekonomi

Shoqata e Fermerëve të Arrës dhe Lajthisë thirrje qeverisë Kurti t’i kryejë pagesat ndaj fermerëve

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Shoqata për kultivimin e Arrës dhe Lajthiës i ka bërë thirrje qeverisë Kurti t’i kryejë pagesat ndaj fermerëve.

Përmes një komunikate, kjo shoqatë ka kërkuar që pa vonesa të mëtutjeshme, qeveria ta bëjë pagesën e borxhit të vitit 2020 dhe gjithashtu të shpallë thirrjen për subvencionet e këtij viti.

Tutje, në reagimin e kryesisë së kësaj shoqate thuhet se këto ndihma janë esenciale për bujqit, andaj pagesa sa më e hershme e tyre do të ishte në dobi të të gjithëve.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

24 Maj 2021, Prishtinë Shoqata e Fermerëve të Arrës dhe Lajthisë e Republikës së Kosovës i bënë thirrje Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti që pa vonesë të mëtutjeshme t’i kryej obligimet e vitit të kaluar 2020 ndaj fermerëve si dhe të shpallë thirrjen e vitit 2021 për subvencione. Neglizhenca e institutcioneve ndaj fermerëve po rrezikon ekonominë e vendit, falimentimin e bujqesisë, rritjen e papunësisë edheashtu të nivelit të lartë si dhe iken e rinisë nga Kosova. Fermerët gjatë muajit maj po kalojnë në fazën më intenzive të punimieve vjetore ku edhe nevojiten investime dhe punë të shumta. Qeveria e Kosovës sipas legjislacionit në fuqi ka obligim të përkrahë fermerët me subvencione cdo vit. Ju rikujtojmë që pjesa e dyte e subvencioneve të parapara për vitin 2020 ende nuk janë realizuar, ndërsa për vitin momental as që është shpallur thirrja ende! Kjo është një situatë e papranueshme dhe mund të rrezikoj me falimentim total sektorin më të ndieshëm të ekonomisë edheashtu në gjendje të rendë. Ju lutem njoftohuni që është esenciale që subvencionet nga viti 2020 duhet të paguhen menjëherë ndersa thirrja për vitin 2021 duhet të shpallet sa më parë. Për vitet në vijim Qeveria duhet të planifikoj më mirë në mënyrë që subvencionet e vitit momental të derdhen në llogaritë e fermerëve gjatë muajve shkurt dhe mars në mënyrë që ato të arrijnë qëllimin për cka edhe eksizojnë: përkrahjen e sezonit bujqesore (e jo në fund të vitit gjatë dimrit apo në vitin tjetër). Shoqata e Arrës dhe Lajthisë gjithashtu u bënë thirrje organizatave të shumta simotra të angazhohen në përfaqësimin e fermerëve dhe të ngrisin zërin dhe nivelin e bashkepunimit në mënyrë që të rritet bashkepunimi me institutcionet dhe gjithashtu presioni publik me qëllim që bashkarishtë të ndihmojmë fermerët dhe bujqesinë, rrjedhimisht, ekonominë e vendit. Në qoftë se kjo cështje vazhdon të neglizohet sikurse deri me tani, jemi të detyruar dhe obliguar që të fillojmë protestat gjithë kombëtare të fermerëve dhe bllokimin e rrugeve nacionale. Rrjedhimisht, lusim Qeverinë e Kosovës që në afat më së largu prej 10 ditësh të realizoj pagesat e vitit të kaluar ashtu sic ka premtuar dhe marrë vendim; si dhe në afat prej 15 ditësh të shpallë thirrjen publike për vitin 2021. Gjithashtu, ftojmë qeverine të përmirsoj planifikimin e saj dhe se nga viti 2022 subvencionet, shumë esenciale për bujqësi, të derdhen në llogaritë e fermerëve gjatë muajit shkurt dhe mars në menyre që të përdoren për punimet sezonale. Me respekt, Kryesia e Shoqatës se Fermerëve të Arrës dhe Lajthisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat