​Klubi i Prodhuesve kërkon që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë kombëtare

Ekonomi

​Klubi i Prodhuesve kërkon që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë kombëtare

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve Astrit Panxha së bashku me disa nga anëtarët e bordit u takuan sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin biseduan rreth rritjes së eksportit dhe trajnimeve profesionale të punëtorëve në sektorin e prodhimit.

Po ashtu gjatë takimit kryeparlamentarit iu dorëzua edhe Rezoluta e Prodhimit, ku me anë të saj Klubi i Prodhuesve kërkon që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë kombëtare.

Qëllimi i kësaj rezolute është përkrahja e ndërmarrjeve prodhuese, në rritjen e kapaciteteve të tyre, që do të ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e bilancit tregtar.

Konjufca theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik varet posaçërisht nga zhvillimi i sektorit të prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat