Lansohet platforma online për bizneset, synon rikthimin në normalitet të shkaktuar nga COVID-19

Ekonomi

Lansohet platforma online për bizneset, synon rikthimin në normalitet të shkaktuar nga COVID-19

Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:04
Lansohet platforma online për bizneset

Platforma "Realitet i ri", e mundësuar nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë me Odën Ekonomike dhe Partnerin implementues Civikos, synon që të mbështesë bizneset për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rikthimin më të shpejtë të situatës normale në vend.

Koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson tha se projekti është i rëndësishëm për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve në pandemi, në mënyrë që të hapen dyqanet, restorantet dhe tregjet.

Richardson: Në sektorin privat duhet luftuar COVID-19 që të hapen restorantet dhe tregjet

"Sot jemi këtu me Odën Ekonomike të Kosovës për të parë si mund të luftojmë së bashku me sektorin privat COVID-19. Pandemia është problem për shëndetin publik, mirëpo nuk fillon me shëndetin publik dhe nuk mbaron me të. Së bashku me sektorin privat duhet të luftohet COVID-19 në mënyrë që dyqanet, restorantet dhe tregjet të jenë të hapura. si dhe nëpërmjet kësaj faqeje të internetit me parë se si mundemi me vepruar në mënyrë proaktive për të luftuar COVID", tha Richardson.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se përmes vetëdijesimit të qytetarëve të bizneseve mund të mposhtet COVID-19.

Rukiqi: Përmes vetëdijesimit mund ta mposhtim virusin

"Këto ditë kemi parë një situatë më optimiste sa i përket numrit të të infektuarve dhe me fatalitet. Kjo na gëzon të gjithëve, por nuk na jep komoditet për shkak se ballafaqimi në këta muaj me COVID na ka treguar që është një virus i paparashikuar, i cili na sjellë në situata shpeshherë buzë kolapsit në sistemin tonë shëndetësor, por edhe në pjesën e ekonomisë... Kërkohet që së bashku një angazhim që së pari të gjithë ta vlerësojmë rrezikun nga përhapja e virusit dhe vlerësimi më i mirë bëhet përmes vetëdijesimit", tha Rukiqi.

Donika Emini nga platforma CiviKos, tha se platforma “Realitetiri”, ka për qëllim të mbështesë bizneset në identifikimin dhe implementimin e masave obliguese dhe aktuale të koronavirusit.

Emini: Platforma i paraprinë përhapjes së COVID-19

"Shumica mund të pyesin përse sot me uljen e rasteve po dalim me një platformë të tillë? Është pikërisht për faktin që sa herë ka pasur ulje të rasteve kemi krijuar komoditet, andaj jemi ballafaquar me valë të reja të infektimeve. Kjo platformë ka për qëllim t'i paraprijë kësaj situate që potencialisht mund të ndodhë në të ardhmen", tha Emini.

Nga shoqata e gastronomëve, Arian Vranica, tha se e mbështesin këtë projekt duke kontribuar në mbrojtjen dhe informimin e drejtë.

Projekti në tërësi, e veçanërisht platforma “Realiteti i ri”, ka për qëllim mbajtjen e kontrollit në vendin e tyre të punës për të ndaluar transmisionin e COVID-19, si dhe në rindërtimin e më të mirë të ambientit biznesor.

Gjithashtu kjo platformë do të ofrojë informatat e fundit, të kontrolluara nga burime kredibile rreth lajmeve për lehtësimet financiare, dhe çfarëdo informacioni tjetër me interes për bizneset duke ofruar një pako të plotë udhëzuese për sektorin privat gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat