Hasani paralajmëron shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës

Ekonomi

Hasani paralajmëron shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 00:23
Nasuf Hasani

Avokati Nasuf Hasani ka thënë se janë tri degë të Odës së Avokatëve të Kosovës që po e kërkojnë shkarkimin e kryetarit [Behar Ejupi] dhe nënkryetarit të kësaj ode [Naim Rudari].

“Tri degët e Odës së Avokatëve të Kosovës [Prishtina, Peja dhe Mitrovica] e kemi bërë një kërkesë për shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës. Kjo kërkesë vjen si rezultat i mosbashkëpunimit të tyre në raport me anëtarët e Këshillit Drejtues, ikjes së përgjegjësive, si dhe të gjitha premtimet që kanë dhënë kur janë zgjedhur i kanë anashkaluar. Kjo është çështja kryesore për të cilën do të diskutohet nesër në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës. Ne i kemi mbledhur nënshkrimet dhe do të propozojmë, sipas normave statusore dhe rregulloreve përkatëse, futjen në rend të ditës shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës”.

Ai është shprehur i bindur se Behar Ejupi do të jetë vetëm edhe pak orë në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe shkarkimi i tij do të bëhet nesër në Kuvendin e Përgjithshëm.

“Unë konsideroj se delegatët janë të njoftuar me këto problematika, prandaj krejt çka di është se kuvendi i sotëm, i cili do të fillojë prej orës 10:00, është se do të zhvillohet sipas Ligjit të Avokatisë dhe statutit të Odës së Avokatëve. Arsyeja pse Behar Ejupi i ka orët e fundit në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës është se e ka prezantuar një raport kinse është raport njëvjeçar, por në Këshill Drejtues nuk është marrë asnjëherë vendim që ky raport të dalë për miratim ose jo në Kuvendin e Përgjithshëm të OAK-ut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat