​AUV: Fermerët obligohen të raportojnë ngordhjet e dyshimta nga gripi e shpezëve

Ekonomi

​AUV: Fermerët obligohen të raportojnë ngordhjet e dyshimta nga gripi e shpezëve

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë. Të gjithë fermerët mbajtës të shpezëve, janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.

AUV thotë se fermerët po ashtu mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara.

“Raportoni në numrin 0800 111 22 pa pagese 24h.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj: Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja, mbani shpezët në kushte të mira, mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj. Vendosni masat e biosigurisë ne fermë, vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës, zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve, pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim, në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura”, thuhet në njoftimin e AUV. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat