Rritje globale e çmimeve të ushqimeve

Ekonomi

Rritje globale e çmimeve të ushqimeve

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Çmimet e ushqimeve u rritën përsëri në tregjet botërore për muajin Maj, kështu raporton  Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Rritja në krahasim me muajin Prill është me 4.8% duke shënuar rritjen më të shpejtë mujor për më shumë se një dekadë. Indeksi i Çmimit të Ushqimit ishte mesatarisht 127.1 pikë në Maj, vlera e tij më e lartë që nga shtatori i vitit 2011 dhe 39.7% më e lartë se në maj 2020.

Rritja e shpejtë u nxit nga rritja e çmimeve të vajrave, sheqerit dhe drithërave, së bashku me çmimet e larta të mishit dhe produkteve të qumështit. Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO është një indeks i ponderuar nga tregtia që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të 5 grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

Rritja më e madhe është shënuar për vajin vegjetal, me 7.8% duke reflektuar rritjen e kuotave të palmës dhe sojës. Indeksi i Çmimit të Sheqerit u rrit me 6.8% nga prilli, për shkak të vonesave në korrje dhe uljes së rendimenteve të prodhimeve në Brazil, eksportuesi më i madh i sheqerit në botë.

Në Maj, çmimi i mishit u rrit me 2.2% në krahasim me Prillin, për të gjitha llojet e mishit për shkak të një ritmi më të shpejtë të blerjeve të importit nga Kina, si dhe rritjes së kërkesës së brendshme për mish pule dhe derri në rajonet kryesore prodhuese. Rritja mujore e çmimit të qumështit është 1.8%, ndërsa në krahasim me një vit më parë rritja është 28%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat