Kadriaj: Qeveria duhet ta rivlerësojë premtimin e rritjes së pagës minimale

Ekonomi

Kadriaj: Qeveria duhet ta rivlerësojë premtimin e rritjes së pagës minimale

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:49
Njohës i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj

Njohës i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka thënë se Qeveria aktuale do të duhet ta rivlerësojë premtimin për rritjen e pagës minimale në 250 euro.

Sipas Kadriajt, kjo do të dëmtonte bizneset, të cilat do të detyroheshin t’i merrnin punëtorët në informalitet ose t’i largonin krejtësisht nga puna.

“Në parim duke marrë vetëm shportën e konsumit të tekstilit, një pagë minimale 500 euro nuk i plotëson nevojat e një familje katëranëtarëshe. Nuk të mjaftojnë për shportën e konsumit, e jo për t’i ndarë për një investim.

Por meqë jemi në kohë pandemie, kjo i bën dëm edhe bizneseve, të cilat po kanë shumë vështirësi për t’i paguar punëtorët me pagë minimale të tanishme. Në rast se ndodh rritja e pagës minimale, bizneset do detyroheshin t’i merrnin punëtorët në informalitet ose t’i largoni krejtësisht nga puna. Në këtë drejtim, Qeveria duhet ta rivlerësojë këtë premtim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat