​Dogana kalon 500 milionë euro të hyra doganore

Ekonomi

​Dogana kalon 500 milionë euro të hyra doganore

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë te vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milionë më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak.

Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese.

Nëpërmjet një komunikate për media thuhet se “Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu theksoj se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësoj një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat