​OAK kërkon publikimin e statistikave nga ASK

Ekonomi

​OAK kërkon publikimin e statistikave nga ASK

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vonesat e vazhdueshme të cilat po bëhen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e statistikave me Anketën e Fuqisë Punëtore në vend.

Përmes një reagimi OAK thotë se mospublikimi i statistikave në kohë për gjendjen reale në vend po vështirëson çasjen dhe vlerësimin e gjendjes. Për këtë arsye Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) kërkon nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që publikimi i raporteve për vlerësimin e gjendjes në vend të bëhet në kohë reale dhe pa vonesa. Në të kundërtën mungesa e informacioneve për statistikat në kohë reale po vështirëson punën e bizneseve, qytetarëve dhe institucioneve.

Sipas OAK-ut, aktualisht, nuk janë ende të publikuara statistikat e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM4-2020, përderisa në vitin 2020, statistikat e TM4 për vitin 2019 janë publikuar më 19 mars 2020, kurse tani jemi në muajin qershor dhe të dhëna të tilla janë ende të padisponueshme.

Gjithashtu ka pasur vonesa në publikimin e statistikave për tremujorin dytë dhe të tretë të vitit të kaluar dhe vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, këto raporte mbrenda një jave janë publikuar.

"Ne si Odë e Afarizimit të Kosovës (OAK), kërkojmë që mos të ketë vonesat të tilla në publikim të raporteve, pasi të njëjtat po vështirësojnë punën e bizneseve, qytetarëve dhe vetë institucioneve si dhe vlerësimi i gjendjes reale në vend po është pothuajse i pamundëshëm. Vlen të përmendet se vonesa të tilla nuk kanë pasur vendet e rajonit përfshirë këtu Shqipërinë dhe Maqedoninë, as gjatë kohës së ballafaqimit me pandeminë kur vlerësimi i gjendjes dhe grumbullimi i të dhënave përbënte problem në vete për shkak të masave restriktive të vendosura për mbrojtje nga Covid-19 në gjithë botën", përfundon reagimi i OAK-ut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat