Pritet rregullimi i tregut të kriptovalutave në Kosovë

Ekonomi

Pritet rregullimi i tregut të kriptovalutave në Kosovë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:18
Ilustrim

Qarkullimi i dyshimtë i parave dhe shfrytëzimi ilegal i rrymës në veri janë dy prej arsyeve që Kosova mund të bëhet me ligj për kriptovalutat. Kjo nismë është ende në fazën fillestare. Komisioni parlamentar për Ekonomi ka iniciuar një hulumtim që do t’i tregojë mundësitë për ta rregulluar tregun e monedhave digjitale.

Sipas kryetarit të komisionit, Ferat Shala, shteti nuk disponon asnjë kontroll mbi kriptovalutat, përfitimet nga të cilat, sipas tij, mund të shfrytëzohen edhe për qëllime kriminale.

Megjithatë, ky thotë se qëllimi i nismës ligjore nuk është ta ndalojë këtë trend, por ta disiplinojë atë.

Ligji për kriptovalutat mund t’i detyrojë ata që merren me këtë tregti, t’i paguajnë tatim shtetit.

Sipas njohësit të kësaj fushe, Granit Kadolli, legjislatura e re duhet të përfshijë rregullativën për krijimin e kriptomonedhave, tregtinë dhe prodhimin e tyre. Prodhuesit, që njihen si “miners”, detyrohen t’i deklarojnë qarkullimet si dhe ta paguajnë përqëindjen e obligueshme në ATK.

Kriptotregtia është industria më e përfolur aktualisht në botë. Shumë shtete tashmë e kanë rregulluar me ligj përdorimin e tyre, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të Bashkimit Evropian. Edhe Shqipëria është në proces të lejimit të monedhave virtuale. Sipas projektligjit, tregtarët duhet të pajisen me licenca për t’u marrë me to.

Dy monedhat kryesore të kësaj fushe janë Bitcoin, vlera e të cilit aktualisht është 26 mijë euro dhe Etherum që vlerësohet afër dy mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat