​ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj për 23.9 milionë euro

Ekonomi

​ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj për 23.9 milionë euro

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) tejkalon planin e të hyrave në periudhën janar-maj për 23.9 milionë euro.

“Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, ndërsa nëse krahasojmë parametrat e njëjtë me vitin paraprak kemi arritur të kemi performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milion euro”, thuhet në komunikatën për media nga ATK.

Tutje në komunikatë thuhet se “Institucioni ndër më të rëndësishmit në mbushjen e buxhetit të shtetit deri më tani (janar-maj 2021) ka mbledhur tatime në total 242.9 milion euro, kjo ecuri e deritanishme e bënë ATK-në dhe stafin e saj edhe më vigjilent, në realizimin e objektivave të saj, të cilat në masë të madhe janë me karakter të modernizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj tatimpaguesve”.

ATK synon që në pjesën e dytë të këtij viti të vazhdoj me reforma në procese si atë të hartimit dhe zbatimit të planit për përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve / deklaratave tatimore, implementimin e Strategjisë së Kontrollit 2020-2022, si dhe modernizimin e DTM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat