ASK: Rritet numri i të punësuarve për 6.37%

Ekonomi

ASK: Rritet numri i të punësuarve për 6.37%

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e statistikave afatshkurtra të shërbimeve, për tre mujorin e parë 2021.

Nga këto të dhëna del se Indeksi i numrit të të punësuarve ka shënuar rritje për 6.37%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim:

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 15.69%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 6.37%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 8.04 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 46.37 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 100.78%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9.10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20.29%, krahasuar me tremujorin e parë 2020; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 37.70 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat