​Shmangia e detyrimeve tatimore, ATK nga sot nis me aktivitete intensive

Ekonomi

​Shmangia e detyrimeve tatimore, ATK nga sot nis me aktivitete intensive

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës në bazë të Planit të Punës dhe Planit për Trajtimin e Rreziqeve ka hartuar Planin Operativ të Veprimit, i cili ka në fokus inspektimin e aktiviteteve ekonomike që zhvillohen nga ana e tatimpaguesve.

Plani i veprimit korrik – shtator 2021 në fokus të aktiviteteve do të ketë bizneset të cilat përmes shumë indikatorëve të riskut dalin në pah deklarimet e tyre jo të sakta, andaj do të bëhet verifikimi – korrigjimi i deklarimeve të tyre kundrejt qarkullimit/fitimit të realizuar.

Në mënyrë që ky plan të përfshijë të gjitha grupet e synuara, inspektorët tatimor do të zhvillojnë aktivitete brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës, duke përfshirë dhe vikendet.

Aktivitetet e ATK-së me këtë plan do të orientohen në veprimet specifike, si identifikimi i bizneseve dhe personave fizik të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë iu shmangen detyrimeve tatimore.

Po ashtu do të bëhet identifikimi dhe fiskalizimi i bizneseve të cilat nuk janë pajisur me arka fiskale si dhe ndërmarrjen e masave ndaj bizneseve të cilat janë pajisur me arka fiskale por nuk lëshojnë kuponë fiskal; identifikimi dhe trajtimi i bizneseve dhe personave fizik të cilët bëjnë nën deklarim të shitjeve (të ardhurave) si dhe nën deklarim të numrit të punonjësve dhe pagave, si dhe identifikimi i mos deklaruesve, ndalim deklaruesve si dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera ligjore me qëllim që tatimpaguesit të bëjnë deklarimet e tyre saktë dhe brenda afateve kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat