​Dogana shënon rekord në të hyra, mbi 700 milionë euro deri më sot

Ekonomi

​Dogana shënon rekord në të hyra, mbi 700 milionë euro deri më sot

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Këtë vit Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 30 përqind më shumë të hyra se sa vitin që lamë pas.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot është tejkaluar shumë prej 700 milionë euro të hyra.

“Dogana e Kosovë sot ka tejkaluar 700 milionë euro te hyra dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.

Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% mëshumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat