Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e institucioneve

Ekonomi

Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e institucioneve

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansoj sot edicionin e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik të me një prezantim virtual të të gjeturave kryesore.

Gjetjet e anketës së opinionit të Pulsit Publik të majit 2021 tregojnë një rritje domethënëse të  kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, krahasuar me anketën e mëparshme të realizuar në dhjetor 2020.

Ato gjithashtu tregojnë një ndryshim nga anketa e mëparshme në tri çështjet  madhore që ndikojnë në mirëqenien sociale, ku korrupsioni ka zëvendësuar problemet e hapësirës urbane si një nga shqetësimet kryesore.

Gjetjet e paraqitura në Përmbledhjen Pulsi Publik 20 bazohen në një anketë të opinionit të realizuar nga data 12 deri më 25 maj 2021 me 1,307 respondentë nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë.

Të dhënat dhe treguesit nga anketa e opinionit publik zbërthehen sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë në mënyrë që të sigurohen informata të detajuara mbi dallimet në perceptime dhe problemet zhvillimore me të cilat përballen qytetarët në Kosovë.

Mostra përfshiu numër të njëjtë të meshkujve dhe femrave nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke i mbuluar zonat urbane dhe rurale.

Në aspektin e përfaqësimit etnik, mostra ka përfshirë 896 shqiptarë të Kosovës, 210 serbë të Kosovës dhe 201 pjesëtarë të komuniteteve të tjera të Kosovës (boshnjakë të Kosovës, ashkali të Kosovës, egjiptas të Kosovës, goranë të Kosovës, romë të Kosovës, dhe turq të Kosovës).

Anketa u krye në bazë të mostrimit me probabilitet rastësor në etapa të shumëfishta, dhe u krye përmes intervistave sy më sy.

Projekti Pulsi Publik financohet bujarisht nga populli amerikan përmes USAID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat