​Bie numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë

Ekonomi

​Bie numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Në tremujorin e dytë 2021 janë regjistruar 2.813 ndërmarrje ose 4.55 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë thuhet se krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 17.84% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 791 ndërmarrjeve të regjistruara (28.12%), akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 360 ndërmarrjeve të regjistruara (12.8%), prodhimi me 303 ndërmarrjeve të regjistruara (10.77%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2.707 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor (96 %); me 5-9 të punësuar janë 63 (2%); me 10-19 të punësuar ishin 30 ndërmarrje të regjistruara (1%); me 20-249 të punësuar ishin 12 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar ishte vetëm një ndërmarrje e regjistruar gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 823 ndërmarrje të regjistruara (29.26%); Prizreni 263 (9.35%); Ferizaj 219 (7.79%); Gjilani 151 (5.37%); Gjakova 131 (4.66%) dhe Peja me 120 ndërmarrje të regjistruara (4.27%). Komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat