Murati: Janë ndarë 30 milionë euro për zbatimin e pakos së ringjalljes ekonomike

Ekonomi

Murati: Janë ndarë 30 milionë euro për zbatimin e pakos së ringjalljes ekonomike

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:42
Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë 15 milionë euro përmes së cilës sigurohen vaksinat antiCOVID-19. Kështu bëri të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë.

Murati në konferencën për media ka treguar edhe se në mbledhjen e sotme qeveritare janë ndarë 30 milionë euro për zbatimin e pakos së ringjalljes ekonomike.

Në këtë mbledhje poashtu është miratuar edhe drafti i Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026.

Pas miratimit të kësaj strategjie, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para gazetarëve tha se do të pasohet me vetingun në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat