Qeveria emeton sot obligacione në shumën prej 20 milion euro

Ekonomi

Qeveria emeton sot obligacione në shumën prej 20 milion euro

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 05:53
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat