Rukiqi: Kosova qëndron keq me imazhin e investimeve

Ekonomi

Rukiqi: Kosova qëndron keq me imazhin e investimeve

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:27
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë ka folur për gjendjen ekonomisë pas vendosjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës dhe potencialin e investimeve të huaja në vend.

Rukiqi ka thënë se duhet të rishikohen masat për ata sektorë që janë prekur më shumë nga pandemia, duke shtuar se është më rëndësi përshpejtimi i procesit shpërndarjes financiare te ato biznese

“Përshpejtimi i procesit është më rëndësi dhe gjithashtu duhet të shikohet edhe një herë për këta sektorë që janë prekur nga masat e fundit. Ku këta sektorë kanë kërkuar edhe një infuzion financiar që i adreson këto çështje, te pjesa e shpenzimeve fikse dhe pjesa e punëtorëve. Është dashur të ekziston edhe një masë e re, ashtu siç ka qenë në prill, atëherë kur ishte mbyllja 12-ditore që i adreson shpenzimet fikse, si qiratë dhe pagat e punëtorëve. Pra jemi duke folur për një numër të kufizuar të punëtorëve dhe bizneseve”, thekson Rukiqi.

Sipas tij, që nga fundi i vitit të kaluar ka një stabilizim të bizneseve, për sa i përket qarkullimit financiar.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, tha ai.

Ai shton se bizneset kanë rikthyer besueshmërinë te bankat komerciale.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, shton ai.

I pari i OEK-ut, tregon se Kosova qëndron keq për sa i përket imazhit të investimeve, por sipas tij, eksportet kanë shënuar rritje.

“Te eksportet jemi shumë më mirë edhe perspektiva për të qenë edhe më e ndritshme. Normalisht që duhet përkrahje dhe lehtësime nga Qeveria për ta maksimizuar potencialin, por te investimet jemi keq. Kemi diskutuar edhe me kompani të huaja, e me partnerë ndërkombëtar që imazhi është një ndër çështjet ku Kosova ka problem. Nëse i shikojmë të gjithë indikatorët si korrupsioni, liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe disa faktorë që ndikojnë në investime, nuk jemi më keq se sa vendet e rajonit, por ne kemi keq çështjen e imazhit”, tregon Rukiqi.

“Ka pasur elemente të propagandës që kanë tentuar ta prezantojnë Kosovën si shtet të dështuar, ku në sy të investitorëve ka ndikuar keq. Për sa i përket pjesës së eksporteve, ne kemi pasur rritje në këto muajt e fundit. Pandemia i ka sjell dobi eksportit, ku shumë biznese kanë ndryshuar strategjinë ose janë në proces të ndryshimit”, vijon ai.

Në këtë intervistë, Rukiqi ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit dhe potencialin e bashkëpunimit ekonomik me Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat