​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 13 shtator

Ekonomi

​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 13 shtator

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 13 shtator do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Sipas ministrisë, në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat