Shkalla e informalitetit mbetet e lartë

Ekonomi

Shkalla e informalitetit mbetet e lartë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:49
Pamje nga konferenca

Ende një numër i madh i bizneseve në vend vazhdojnë të mos jenë të fiskalizuara, e që për pasojë shkalla e informalitetit në Kosovë mbetet e lartë.

Kështu u tha gjatë diskutimit mbi domosdoshmërinë̈ e përfundimit të procesit të fiskalizimit dhe luftimit të ekonomisë joformale, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës në tryezën me temë "Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus".

Drejtori ekzekutiv i OEAK Arian Zeka tha se shpesh herë raportohet që një numër i madh i bizneseve vazhdojnë veprimtarinë e tyre duke mos qenë të fiskalizuara.

Për këta, Zeka ka kërkuar nga ATK dhe institucionet përkatëse që të krijohen kushtet për një mjedis të barabartë në treg.

Po kështu edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se anëtarët e OEK kërkojnë vazhdimisht që të trajtohet informaliteti.

“Bizneset e ndershme janë të interesuar që ketë rregull, formalizim, dhe trajtim të barabartë për të gjithë në treg. Nuk mund të luftohet informaliteti vetëm me gjoba dhe ndëshkime, por edhe nxitje të fiskalizimit edhe ne vendet nder urbane ku funksionojnë bizneset”, tha ai.

Në anën tjetër drejtori i ATK Ilir Murtezaj tha në bazë të vlerësimeve rreth 31 përqind është shkalla ekonomisë së zezë, ndërsa 29 përqind shkalla e ekonomisë së hirtë.

“Për që kemi ekonomi informale kemi, shohim se ka laramani të zbatimit të ligjeve nga ana e bizneseve. Nga fillimi i pandemisë e këndej fatkeqësisht është rrit numri i bizneseve që nuk zbatojnë ligjet në tërësi. Në bazë të të dhënave 36 mijë bizneseve janë të fiskaliauara, Fatkeqësisht nuk e dimë zyrtarisht numrin e bizneseve të pa fisklaizuara”, tha ai.

Ai ka apeluar prej të gjithë konsumatorët që të kërkojnë kuponin fiskal nga ana e bizneseve.

Ndërsa, Valon Jahaj nga Shoqata e operatorëve të autorizuar për PEF theksoi se në bazë të dhënave nga Ministria e Financave llogaritet se mbi 10 mijë biznese janë të pa fiskalizuara.

Ndërsa, përmendi se tashmë çmimet janë të volitshme për t’u pajisur me arka fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat